Ndërlidhjet

60% e afganëve me probleme mentale


Ministria e Shëndetësisë së Afganistanit ka njoftuar të dielën se mbi 60 % e afganëve kanë probleme mentale për shkak të frikës nga lufta, çështjet sociale dhe varfëria.

Suraja Dalil, ushtrues detyre i Ministrit të Shëndetësisë, duke folur gjatë një ceremonie në Kabul që shënon Ditën Botërore të Shëndetësisë, ka thënë se përqindja shumë e lartë e popullatës afgane që vuajnë nga stresi dhe probleme të tjera mentale është “një problem i madh” për vendin. Ai tha se gratë dhe fëmijët janë veçanërisht në rrezik.

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Peter Graaf, vlerësoi se problem madhor i Afganistanit janë kushtet për trajtimin e personave me probleme mentale. Sipas Graaf në Afganistan ka “vetëm 200 shtretër për shërbimet psikiatrike dhe dhe vetëm 2 psikiatër për tërë popullatën.”
XS
SM
MD
LG