Ndërlidhjet

Ukrainë: Kujtohet Armata që i luftoi sovjetikët


Qindra persona janë mbledhur në Ukrainën perëndimore në përkrahje të Armatës së Kryengritësve ukrainas që luftuan kundër sovjetikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Marshimi u bë për të shënuar 68 vjetorin e themelimit të këtij grupi.

Në qytetin Lviv, rreth 100 marshues që mbanin uniformën e Armatës, dolën në rrugë duke thirrur, “Lavdi”. Udhëheqësit e kësaj Armate tani shihen si figura kontraverze në Ukrainë. Disa i konsiderojnë ata si kriminelë që janë pro nazizmit, sidomos popullata që jeton në pjesën lindore, rusisht folëse të Ukrainës. Disa të tjerë i shohin ata si ikona kombëtare.

Kjo Armatë dikur kishte deri 40 mijë anëtarë. Ky grup kishte përshëndetur fillimisht pushtimin nazist pasi kjo e kishte çliruar vendin nga regjimi komunist, mirëpo më vonë Armata iu kundërvy edhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG