Ndërlidhjet

Kaliforni: Arnold Shvarceneger e viziton Rusinë


Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, sot qëndron në Moskë, në vizitën që ka për qëllim ndihmën e përpjekjeve të presidentit Dmitri Medvedev, për zhvillimin e industrisë së teknologjisë së lartë në Rusi.

Zoti Shvarceneger e kryeson një delegacion të lartë të kompanive, që do të takohet me Medvedevin dhe do ta vizitoj qytetin Skolkovo, ku presidenti rus, shpreson ta krijoj një qendër të ngjashme me atë “Silicon Valley” në Kaliforni.

Vizita e guvernatorit të Kalifornisë, bëhet pas vizitës së zotit Medvedev në Kaliforni në qershor të këtij viti.

Në delegacionin e kryesuar nga zoti Shvarceneger, gjenden edhe figura udhëheqëse nga kompanitë Google, Microsoft, Oracle e të tjera.
XS
SM
MD
LG