Ndërlidhjet

Klinton e fillon turneun ballkanik



Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton e fillon sot zyrtarisht turneun ballkanik me takimet me liderët e Bosnjë e Hercegovinës.

Takimi i saj me presidencën tre anëtarëshe të Bosnjes vjen pas zgjedhjeve të këtij muaji, të cilat i nxorrën në pah ndarjet etnike që ekzistojnë në këtë vend 15 vjet pas luftës qytetare.

Ndihmës sekretari i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Gordon, u tha gazetarëve se Klinton do t’i inkurajojë liderët e Bosnjes që t’i
shtyjnë përpara reformat, të cilat do të mund ta afronin vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gordon tha se është “e drejtë” të thuhet se procesi politik ka ngecur në Bosnje për shkak të rivaliteteve etnike.

Nga Sarajeva, Klinton do të udhëtojë në Beograd, ku me liderët serbë do të bisedojë edhe rreth Kosovës.

Të mërkurën, Klinton e përmbyll turneun ballkanik me vizitën në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë, si dhe do të vizitojë Graçanicën.
XS
SM
MD
LG