Ndërlidhjet

Palestinezët refuzojnë propozimin e Netanjahut për kolonitë



Kryeministri izraelit propozoi pezullimin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor në shkëmbim të njohjes së Izraelit si atdhe i hebrejve nga ana e palestinezëve, por propozimi u hodh poshtë nga palestinezët.

Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, tha se çështja fare nuk ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve paqësore.

Bisedimet izraelito-palestineze të ndërmjetësuara nga SHBA-të filluan në shtator në Uashington.

Por vazhdimi i tyre u vu në dyshim nga refuzimi i palestinezëve që t’i vazhdojnë bisedimet nëse Izraeli nuk e zgjat moratoriumin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor, tokë që palestinezët shpresojnë ta përfshijnë në shtetin e ri të Palestinës.
XS
SM
MD
LG