Ndërlidhjet

Thaçi dhe Kermabo takohen për herë të fundit


Shefi i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci është takuar për herë të fundit me shefin në largim të EULEX-it, Iv De Kermabo.

Sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës, të dy zyrtarët kanë falenderuar njëri tjetrin për bashkëpunimin që kanë pasur qeveria kosovare me misionin evropian. Ish gjenerali francez, që është shefi i parë i misionit i cili merret me fushat e sundimit të ligjit, Doganat, Policinë dhe Drejtësinë, falenderoi Kryeministrin Thaci për “angazhimin e tij për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë.”

Kermabo pas pak ditësh largohet nga Kosova, ndërsa në vend të tij vjen një tjetër gjeneral francez, ish komandanti i KFOR-it, Ksavier Bu de Marnak si shef i EULEX-it.
XS
SM
MD
LG