Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është i bindur se shumë shpejtë edhe Kosova do të jetë pjesë e nismës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore. Këtë qëndrim Berisha e tha në takimin e kësaj nisme që po mbahet në Tiranë.
Sali Berisha është shprehur i kënaqur që në takimin që nisi të martën në kryeqytetin shqiptar, pjesë e nismës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore u bënë edhe Serbia e Mali i Zi.
Nisma që po mban takimin e radhës në Tiranë është krijuar në vitin 1996 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.