Ndërlidhjet

Publikohen detaje të tragjedisë në Ukrainë


Zyrtarët e Ukrainës thanë se 42 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë nga përplasja e trenit me një autobus në lindje të vendit. Përplasja ka ndodhur në dalje të qytetit, Marhanets mëngjesin e sotëm.

Ministri i Transportit të Ukrainës gjatë mbledhjës së qeverisë së vendit sqaroi se autobusi ka qenë i ndaluar kur shoferi e ka ndezur atë dhe e ka lëvizur në drejtim direkt të lokomotivës. Ministri Konstatin Jefimenko, citon të mbijetuarit që kanë thënë se pasagjerët në autobus kanë filluar t’i bërtasin se alarmi që tregon të mos kalohen shinat e trenit është ende i aktivizuar dhe se ai nuk duhet të lëvizë autobusin.

Shoferi i autobusit është në mesin e personave që nuk i ka mbijetuar përplasjes me trenin. Policia ka thënë se shoferi kishte më shumë se 30 vjet përvojë pune.

Ministria e Transportit thotë se treni pas goditjes, e ka tërhequr autobusin deri në 30 metra largësi.
XS
SM
MD
LG