Ndërlidhjet

Hejg në Moskë për të përmirësuar raportet me Rusinë



Sekretari i Jashtëm britnaik, Uiliam Hejg, udhëton sot në Moskë për bisedime me homologun e tij rus, Sergei Lavrov dhe presidentin Dimitri Medvedev.

Marrëdhënet ndërmjet Rusisë dhe Britanisë pësuan rënie pas vrasjes së ish agjentit të KGB-së, Aleksandr Litvinenko në Londër në vitin 2006.

Autoritetet e Moskës refuzuan ta ekstradojnë njërin nga të dyshuarit kryesorë, Andrei Lugovoi.

Në prag të vizitës, Hejg pranoi se marrëdhëniet me Rusinë kanë qenë të shtrënguara, por shtoi se "dera është e hapur për marrëdhënie më të mira".
XS
SM
MD
LG