Ndërlidhjet

Ahmadinexhad viziton Libanin



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, ka mbërritur në një vizitë kundërthënëse në Liban, që është vizita e tij e parë shtetërore në këtë vend.

Gjatë vizitës, Ahmadinexhad pritet të takohet me presidenitn e Libanit dhe kryeministrin pro-perëndimor, si dhe pritet të shfaqet para një turrme në bazën e milicisë islamiste Hezbollah në paralagjen e Bejrutit.

Amadinexhad e ka përshkruar Libanin si "fokus të rezistencës kundër atyre që kërkojnë shumë".

Vizita e tij ka shkaktuar reagime te shumica pro-perëndimore në parlament, të cilët thonë se ai përpiqet ta shndërrojë Libanin në "një bazë të Iranit në Mesdhe".

Vizita poashtu është kritikuar nga SHBA-të dhe Izraeli.
XS
SM
MD
LG