Ndërlidhjet

Iran: Shpërthim në bazën e Gardës, 18 të vdekur



Mediat iraniane raportuan se të paktën 18 njerëz e kanë humbur jetën nga shpërthimi në një bazë ushtarake të Gardës Revolucionare në Iranin jugperëndimor.

Të paktën 14 të tjerë janë plagosur në shpërthimin që ka ndodhur të martën në provincën Lorestan.

Nuk ëshë e qartë nëse në mesin e viktimave ka civilë.

Agjencia IRNA raportoi se shkaku i shpërthimit ka qenë zjarri që është përhapur në depot e municionit.

Rajoni veriperëndimor i Iranit ka parë disa sulme në muajt e fundit nga kurdët e pakënaqur nga qeveria qendrore.
XS
SM
MD
LG