Ndërlidhjet

Rasti i 8-vjeçareve kosovare do sjellë përmirësime



Fëmijët migrantë, që do të dëbohen nga Austria, do të trajtohen në mënyrë më njerëzore në të ardhmen tha ministrja e Brendshme, Maria Fekter.

Komentet e saj erdhën pak ditë pas kritikave nga mediat dhe organizatat jo qeveritare për mënyrën e dëbimit të dy motrave binjake nga Kosova. Javën e kaluar policë të armatosur kanë dëbuar një kosovar dhe dy vajzat e tij binjake tetë vjeçare vetëm me rrobat e trupit. Nëna e vajzave, që ka tendenca për të bërë vetvrasje, ka mbetur duke u trajtuar në një spital austriak.

“Edhe unë jam prekur nga fati i vajzave binjake” tha Fekter, por ka shtuar se nuk do të ndryshojë politikat e migracionit.
XS
SM
MD
LG