Ndërlidhjet

Van Bomel vë Bajernin kundër Holandës



Ekipi gjerman i futbollit, Bajern i Mynihut do të padisë Federatën e Futbollit të Holandës lidhur me dëmtimin e mesfushorit Mark van Bomel. Ky i fundit luan për kombëtaren holandeze, derisa është pjesë e Bajernit të Mynihut në kampionatin gjerman.

Van Bomel përkeqësoi lëndimin e gjurit duke marrë pjesë në dy ndeshjet e kombëtares holandeze kundër Moldavisë dhe Suedisë. Për pasojë Van Bomel do të humbasë ndeshjet e Bajernit në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Bajerni i Mynihut më herët kishte kërkuar që Van Bomel, për shkak të lëndimit, të mos luante në ndeshjen kundër Suedisë, çfarë nuk u morr parasysh nga kombëtarja holandeze.
XS
SM
MD
LG