Ndërlidhjet

Liban: Përfundoi vizita e presidentit iranian Ahmadinexhad


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Liban, duke e vizituar kufirin e Libanit me Izraelin.

Gjatë ditës së djeshme, zoti Ahmadinexhad, tha se Irani do të qëndroj me Libanin, në konfrontimin me atë që ai e quajti armiqësi nga Izraeli.

Presidentit iranian i është bërë një pritje entuziaste nga myslimantë shiitë në këtë vend.

Por, nga ana tjetër, sunitët dhe të krishterët e Libanit, kanë shqetësime se Irani dhe Hezbollahu dëshirojnë ta imponojnë politikën e tyre, duke e tërhequr Libanin në konflikt me Izraelin.

Shtetet e Bashkuara thanë se vizita e Ahmadinexhadit në Liban tregon se ai po vazhdonte me “mënyrat provokative”.
XS
SM
MD
LG