Ndërlidhjet

OKB: KS e zgjatë mandatin e forcës së sigurisë në Afganistan


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar unanimisht për zgjatjen e mandatit për forcën e sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, për një vit.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit thekson nevojën e përpjekjeve të qëndrueshme nga Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e njohur si ISAF, me 143 mijë ushtarë, për ta ndihmuar qeverinë e Afganistanit në përmirësimin e sigurisë dhe për tu marrë me kërcënimet ekstremiste nga talibanët, al-Kaida dhe nga grupet e tjera të armatosura.
XS
SM
MD
LG