Ndërlidhjet

NATO: Rasmusen kërkon mbështetje për sistemin mbrojtës


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusem, ka kërkuar sot nga vendet anëtare, që ta mbështesin sistemin e propozuar anti-raketor, që do t’i lidhte anëtarët e aleancës në një rrjet të përbashkët, përkundër vështirësive financiare, për shkak të krizës ekonomike globale.

Zoti Rasmusen tha se është përgjegjësi e NATO-s që të ndërtoj “mbrojtje moderne kundër kërcënimeve moderne”.

Mëtutje, në hapje të takimit të minsitrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, zoti Rasmusen theksoi:

“Ne duhet, poashtu, të vendosim nëse dëshirojmë që NATO-ja të jetë e aftë për ta mbrojtur gjithë Evropën, kundër kërcënimit me sulm raketor. Kërcënimi është i qartë. Kapacitetet ekzistojnë, ndërsa çmimi mund të menagjohet”, tha Rasmusen.

Ministrat e vendeve të NATO-s sot po diskutojnë për propozimin e një “koncepti strategjik” për aleancën, e cila pritet të fokusohet në kërëcënimet e reja, përfshirë sulmet me raketa nga vendet armiqësore, terrorizmi e të tjera.

Versioni përfundimtar i këtij dokumenti do të mbështetet nga liderët e NATO-s në samitin në Lisbonë në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG