Ndërlidhjet

Talibanët të gatshëm për bisedime



Ish presidenti i Afganistanit, Burhanudin Rabani, i cili e kryeson këshillin e ri paqësor, deklaroi se është i bindur se talibanët janë të gatshëm të bisedojnë për paqen.

Rabani tha sot se talibanët kanë vënë disa kushte për fillimin e bisedimeve. Ai shtoi se disa bisedime tashmë janë zhvilluar, dhe se anëtarët e këshillit të sapoformuar për paqe konsideorjnë se talibanët janë të gatshëm për bisedime, transmeton AP.

Mohamad Masom Stanekzai, këshiltar kryesor i presidentit afgan Hamid Karzai, pohon se qeveria e ka mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare për fillimin e procesit paqësor.
XS
SM
MD
LG