Ndërlidhjet

Austria akuzohet për shkelje të të drejtave të fëmijëve



Amnesty International dhe tre grupe tjera për të drejtat e njeriut i bënë thirrje Austrisë që t’a ndalë deportimin e familjeve të huaja mirë të integruara, të cilave u mohohet azili.

Grupet kërkuan që 183 parlamentarët e këtij vendi t’i mbrojnë më mirë të drejtat e pakicave jo-austriake, të tregojnë më shumë butësi për azilkërkuesit e moshës së re, dhe prindërve të tyre t’u mundësohet qëndrimi mbi baza humanitare.

Thirrja vjen disa ditë pasi binjaket 8-vjeçare dhe babai i tyre nga Kosova u deportuan sepse nuk iu pranua kërkesa për azil, dhe nuk u lejuan të largohen vetë.

Nëna e fëmijëve, e cila ndodhet në përkujdesje psikiatrike, mbeti në Austri.
XS
SM
MD
LG