Shtatë trupa të huaja janë vrarë sot në tri incidente të ndara në Afganistan.
Tre ushtarë u vranë nga një bombë e vendosur pranë rrugës në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa i katërti në sulmin e ngjashëm në një provincë jugore.
Tre ushtarë të tjerë të huaj e humbën jetën në dy sulme të ndara të kryengritësve.
Ky vit ka qenë më vdekjeprurësi në nëntë vitet e konfliktit afgan.
Vetëm këtë muaj janë vrarë të paktën 35 ushtarë të huaj.