Ndërlidhjet

Qeveria e Ukrainës e heton opozitën



Një auditim i huaj, i kryer me kërkesë të qeverisë së Ukrainës, tha se qeveria e ish kryeministres Julia Timoshenko ka kaqpërdorur miliona dollarë gjatë kohës në pushtet.

Firma ligjore amerikane "Trout Cacheris" tha se ka zbuluar dëshmi për shpërlarje të parave dhe mashtrime nga qeveria e Timoshenkos në periudhën 2008-2010.

Auditimi tha se abuzimi më i madh është bëtë me aplikimin e paligjshëm të 290 milionë dollarëve nga shitja e të drejtave për emisionin e gazrave të karbonit në bazë të Protokollit të Kjotos.

Ministria e Financave e publikoi dokumentin dy javë para zgjedhjeve të 31 tetorit.
XS
SM
MD
LG