Ndërlidhjet

Obama jep vendimin rreth juanit



Sot është afati i fundit kohor për administratën Obama për ta akuzuar zyrtarisht Kinën si manipulatore të monedhës për të përfituar padrejtësisht në tregtinë ndërkombëtare.

Analistët thonë se Obama përballet me presion të shtuar nga Kongresi për ta ndëshkuar Kinën lidhur me politikat monetare. Sipas disa ligjvënësve amerikanë politikat kineze i kushtojnë Shteteve të Bashkuara me humbjen e shumë vendeve të punës.

Nga ana tjetër një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në Pekin tha se vlera e juanit nuk duhet të përdoret si justifikim për problemet e ekonomisë amerikane.
XS
SM
MD
LG