Ndërlidhjet

Eshton: EULEKS-i në Kosovë do të përmirësohet me Marnakun


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, është shprehur se misioni EULEKS në Kosovë do ta “përmirësojë dhe forcoj sundimin e ligjit” nën udhëheqjen e Ksavier Bu de Marnak.

Në urimin e zonjës Eshton për zotin Marnak, pos tjerash theksohet se ai do ta ketë mbështetjen e plotë të BE-së dhe të vetë zonjës Eshton.

Mëtutje, shefja e politikës së jashtme e BE-së, vlerësoi se misioni EULEKS, nën udhëheqjen e deritashme nga Iv dë Kermabo, ka “realizuar disa rezultate të rëndësishme, megjithqë shpeshherë në kushte të vështira”.

Ajo e lavdëroi “përkushtimin dhe punën shumë të mirë” të zotit Kermabo.

Ketrin Eshton tha se “duke iu falënderuar misionit EULEKS, institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë tash janë në gjendje, që të marrin përgjegjësi më të madhe për zbatimin e ligjit” dhe se ky mision paraqet rast shumë konkret të “mbështetjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Gjenerali francez, Ksavije Bu de Marnak, sot e ka marrë detyrën e shefit të EULEKS-it, nga bashkëvendësi i tij, Iv dë Kermabo.
XS
SM
MD
LG