Ndërlidhjet

Somali: U rrëmbyen dy punëtorë humanitarë


Persona të armatosur kanë rrëmbyer dy punëtorë të organizatës humanitare britanike Save The Children, në Somali.

Kjo organizatë njoftoi se dy punëtorët ishin rrëmbyer nga personat e armatosur në një qytet të Somalisë, afër kufirit me Etiopinë, mbrëmë vonë.

Nuk është e qartë se kush ka dorë në këto rrëmbime.

Zyra e jashtme britanike tha se po zhvillonte hetime lidhur me raportet për rrëmbimin.

Rrëmbimi për pagesë në Somali është pothuajse i zakonshëm. Thuhet se ky vend për 20 vitet e fundit nuk ka qeveri funksionale.

Në vitet e fundit, militantët islamikë kanë luftuar kundër qeverisë së përkohshme, e cila mbështetet nga Kombet e Bashkuara.

Pjesa më e madhe e organizatave të jashtme janë tërhequr nga Somalia për shkak të shqetësimeve për siguri.
XS
SM
MD
LG