Ndërlidhjet

Çavez, pas Rusisë, viziton Bellorusinë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, është nisur drejt Bellorusisë që është pjesë e vizitave që po bënë në pjesën lindore të Evropës. Në kryeqytetin bellorus, Minsk, Çavez do të takohet me Presidentin e këtij vendi, Viktor Lukashenko, me të cilin do të diskutojë mundësitë e forcimit të lidhjeve të biznesit dhe në fusha të tjera.

Çavez shkon në Minsk nga Moska ku Venezuela dhe Rusia nënshkruan marrëveshje që së bashku të ndërtojnë atë që do bëhet Centrali i parë bërthamor i Amerikës së Jugut.

SHBA kanë reaguar ndaj kësaj marrëveshje me maturi, duke thënë se çdo program apo aktivitet bërthamor duhet t’i përmbahet standardave të sigurisë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG