Ndërlidhjet

Sulmet amerikane vrasin 9 militantë në Pakistan


9 persona, që dyshohen se kanë qenë militantë, janë vrarë gjatë dy sulmeve të aeroplanëve amerikanë pa pilot në Pakistan.

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se aeroplanët e tillë kanë sulmuar dy fshatra në afërsi të Mir Ali në Vaziristanin verior, një rajon i dominuar nga fiset përgjatë kufirit me Afganistanin.

Gjatë dy muajvë të fundit, SHBA-të e kanë rritur jashtëzakonisht shumë përdorimin e raketave që lëshohen nga aeroplanët pa pilot duke pasur në shënjestër militantët në rajonin kufitar të Pakistanit.

Islamabadi zyrtar, ndonëse para opinionit të vet thotë se nuk pajtohet me sulmet, në takime sekrete me amerikanët besohet se i përkrahë ato.
XS
SM
MD
LG