Ndërlidhjet

Kuçi: LDK-ja e futi Kosovën në krizë institucionale


Nënkryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se LDK-ja e futi Kosovën në krizë, me vendimin e saj për të dalë nga koalicioni qeverisës.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Kuçi tha se tani duhet të gjinden zgjidhje emergjente dhe të jashtëzakonshme.

“Momentalisht vendi është vu në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgejdhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Kuçi.
XS
SM
MD
LG