Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat e sindikatave në Francë


Punonjësit francezë kanë dal në rrugë sërish për të prostestuar kundër vendimit të qeverisë e cila e ka shtyrë moshën për pensionim në 62 vjeçar.

Grevat e nisura në këtë vend po detyrojnë mbylljen e rafinerive të naftës duke rrezikuar që Aeroporti i Parisit të mbetet pa karburante.

Sindikatat thonë se ato presin miliona punonjës, të përkrahur nga studentët, të dalin në rrugë të qyteteve të mëdha në të gjithë Francën. Mosha aktuale për të dal në pension në Francë është 60 vjeç, mirëpo qeveria dëshiron që ta rris këtë moshë, duke thënë se pensionimi i hershëm i punëtorëve është shumë i kushtueshëm për ekonominë.
XS
SM
MD
LG