Ndërlidhjet

ICO: Vendimi i LDK-së – proces normal


Zyra Civile Ndërkombëtare e quajti vendimin e LDK-së për të dalë nga koalicioni një proces normal.

“Ky është një proces i partive politike, që mund të ngjajë në vendet normale demokratike. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të procedojnë në përputhje me Kushtetutën dhe në interes të popullit të Kosovës”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i ICO-s, Kai Muller Berner.

ICO i ka bërë thirrje institucioneve që të mos e ndërpresin punën që e kanë përpara.

“Kosova ka punë të rëndësishme për të bërë, bazuar në konsensusin e gjerë, do të vazhdojë funksionalitetin e saj si shtet dhe do të vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së. Ne shpresojmë se kjo nuk do të ndërpritet”, tha Kai Muller Berner.
XS
SM
MD
LG