Ndërlidhjet

Teheran: Lirohet biznesmeni amerikan, Reza Tanghavi


Autoritetet ne Iran kanë liruar një biznismen amerikan i cili ishte burgosur në Teheran për më shumë se 2 vjet me akuzën për lidhje me një grup të dhunshëm opozitar. Pierre Prosper, avokat i Reza Taghavit, 71 vjeçar, ka thënë se klienti i tij “nuk ka pranuar asgjë dhe se ende vazhdon t’i qëndrojë versionit të pafajsisë.”

Taghavi pritet të kthehet në SHBA gjatë javës së ardhshme. Irani e kishte akuzuar atë se i ka dhënë 200 dollarë para në dorë një iraniani i cili ka lidhje me grupin opozitar, Tondar.

Tanghavi ka thënë se ai i kishte dhënë ato para duke besuar se ato ishin dhuratë për dikë që kishte nevojë për to. Televizioni amerikan, ABC, raporton se autoritetet e Iranit duket se ndërkohë kanë filluar të bëesojnë në versionin e thënë nga Tanghavi.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Uashingtoni e mirëpret lirimin e Tanghavit nga burgu në Teheran dhe se ai shpejt pritet t’i kthehet familjes së tij në Amerikë.
XS
SM
MD
LG