Ndërlidhjet

SHBA: Pentagoni e ka ekipin për përgjigjje ndaj Wikileaksi-it


Departamenti amerikan i mbrojtjes thotë se e ka formuar një ekip prej 120 vetësh, për përgjigjje ndaj rrjedhjes potenciale të qindra mijëra dokumenteve amerikane për luftën në Irak, shumica prej të cilëve mendohet se janë sekret.

Faqja Wikileaks në Internet, pritet që t’i publikoj dokumentet aty kah fundi i këtij muaji.

Zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan, i tha agjencisë Reuters, se koha e publikimit të dokumenteve mbetet e paqartë, por Departamenti amerikan i mbrojtjes, është i gatshëm për kundër përgjigjje prej ditës së sotme.

Në muajin korrik, WikiLeaks i publikoi më se 70 mijë dokumente nga lufta në Afganistan, që ishte rrjedhja më e madhe e dokumenteve e këtij lloji në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Kjo organizatë jo fitimprurëse nuk ka treguar se si i ka marrë dokumentet.

Pentagoni ka kërkuar që WikiLeaks t’i kthejë të gjitha dokumentet sekrete.
XS
SM
MD
LG