Ndërlidhjet

Paris: Takohen liderët e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë


Liderët e Rusisë dhe të Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të arrijnë në Dauville të Francës, për takim me presidentin francez, Nikolas Sarkozi.

Në mesin e çështjeve që do të diskutohen, nga presidenti i Francës, ai i Rusisë, Dmitri Medvedev, dhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të jetë edhe ajo e sigurisë evropiane.

Raportohet se veçanërisht, Sarkozi dhe Merkel, do të përpiqen ta inkurajojnë presidentin rus, që të bashkëpunoj në mbrojtjen potenciale të re, e cila do t’i përfshijë vendet anëtare të NATO-s, e që synon mbrojtje kundër kërcënimeve raketore, nga vendet siç është Irani.

Më herët, Rusia fuqishëm i ka kundërshtuar planet e Shteteve të Bashkuara, për ngritjen e mbrojtjes kundërajrore, në disa pjesë të Evropës, duke i vlerësuar ato si kërcënim për sigurinë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG