Ndërlidhjet

Berlin: Presidenti shkon në Turqi, në kohën e debatit për integrim


Presidenti Gjerman, Kristian Vulf, sot udhëton për në Turqi, në kuadër të vizitës pesë ditëshe, që është e para e shefit të shtetit gjerman për disa dekada.

Kjo vizitë po bëhet në kohën e debatit intensiv në Gjermani, lidhur me integrimin e 5 milionë myslimanëve në këtë vend, shumica prej të cilëve janë me origjinë turke.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se përpjekjet e Gjermanisë për ndërtimin e shoqërisë multikulturore kanë “dështuar krejtësisht”. Ajo theksoi se përderisa imigrantët janë të mirëseardhur në Gjermani, ata duhet ta mësojnë gjuhën dhe t’i pranojnë normat kulturore të këtij vendi.

Debati lidhur me integrimin e myslimanëve ka shënuar rritje prej muajit gusht, kur Thilo Sarrazim, nga Banka Qendrore e Gjermanisë, shkaktoi reagime të shumta duke thënë se Gjermania po bëhej “më e pa mençur” për shkak të imigrantëve jo të arsimuar myslimanë.

Pas këtyre komente ai pat dhënë dorëheqje nga posti i tij në bankë.
XS
SM
MD
LG