Ndërlidhjet

Binjaket kosovare mund të kthehen në Austri



Ministrja e Brendshme e Austrisë tha se motrat binake 8 vjeçare dhe babai i tyre nga Kosova mund të kthehen prapë në Austri, pas dëbimit të tyre që shkaktoi shumë protesta, njoftoi AP.

Binjaket dhe i ati i tyre u deportuan dhe u dëbuan në fillim të tetorit, pasi iu mohua azili dhe nuk u lejuan që vetë t'a lëshojnë vendin.

Nëna e tyre mbeti në Austri nën përkujdesje psikiatrike. Fati i familjes nxiti debate të nxehta.

Ministrja Maria Fekter tha sot se motrat dhe babai mund të kthehen në Austri, ndërkohë që rasti i tyre po rishqyrtohet sepse vendimi për deportimin ka qenë i gabuar.

Autoritetet e Austrisë u vunë nën trysni të madhe ndërkombëtare për t'i rishqyrtuar vendimet mbi deportimin e familjeve të integruara në shoqëri, të cilat jetojnë atje me vite.
XS
SM
MD
LG