Ndërlidhjet

Mbyllet "Newsweek"-u në rusisht



Edicioni në rusisht i revistës “Newsweek", sot u botua për herë të fundit pasi botuesi gjerman tha se revista do të mbyllet “për arsye ekonomike”.

Aksel Springer Verlag e botonte revistën "Newsweek" në bazë të liçencës së kompanisë Newsweek Inc. nga viti 2004.

Revista, e cila shpesh e kritikonte hapur Kremlinin, fitoi respekt për shkak se i hetonte temat sociale dhe politike.

Aleks Springer Verlag megjithate do të vazhdojë ta botojë verzionin në rusisht të revistës “Forbes”.
XS
SM
MD
LG