Ndërlidhjet

Francë: Rriten tensionet për reformat pensionale



Në Francë vazhdojnë të rriten tensionet pas hovit të protestat kundër reformave pensionale të presidentit Nikolas Sarkozi.

Autoritetet e aviacionit thanë se nesër do të anulohen gjysma e të gjitha fluturimeve nga aeroporti "Orli" në Paris dhe 30 % të fluturimeve nga aeroportet tjera.

Java e protestave ka prekur 12 rafineri dhe pengon distribuimin e karburanteve në mbarë vendin.

Intensifikim të grevës paralajmëruan edhe shoferët e kamionëve dhe sindikatat tjera.

Reforma pensionale parashikon ta rritë moshën e pensionimit nga 60 në 62 vjet deri në vitin 2018.
.
XS
SM
MD
LG