Ndërlidhjet

Haxhinasto: Kosova do zhvillojë zgjedhje sipas kushtetutës



Zhvillimet në Kosovë janë procese normale politike, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto duke shprehur besimin se Kosova do të zhvillojë zgjedhje të të lira dhe të drejta bazuar në Kushtetutën dhe kuadrin ligjor.

“Kosova ka përballuar situata më të vështira, dhe besoj se zgjedhjet do t’i zhvillojë sipas Kushtetutës”, tha kryediplomati shqiptar.

Haxhinasto shtoi se situata e brendshme politike në Kosovë nuk do të jetë faktor ndikimi në dialogun me Serbinë.
XS
SM
MD
LG