Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për luftimin e krimit tha se shtetet duhet ta rritin bashkëpunimin për t’a ndalur trafikimin e drogës, tregti ilegale që ushqen terrorizmin global.
Diplomati rus Juri Fedotov, drejtor i ri ekzekutiv i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krime (UNODC), tha se trafikimi i drogës mbetet aktiviteti më i fitimprurës për trafikantët.
Fedotov i bëri këto komente në hapje të takimit një-javor në Vjenë kushtuar trafikmimit të narkotikëve.
Fedotov tha se vlera e kokainës së kontrabanduar nga rajoni i Andeve në Amerikën Veriore dhe në Evropë, është 72 miliarda dollarë, ndërsa vlera e heroinës së trafikuar nga Afganistani në Evropë, 33 miliardë dollarë në vit.
Ai tha se paratë investohen në “biznese kriminale dhe ushqimin e terrorizmit”.