Ndërlidhjet

Krasniqi: Të shkurtohet kriza institucionale


Foto arkiv
Foto arkiv

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se ka mundësi që të shkurtohet kriza institucionale, duke mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai i bëri këto komente, në kohën kur po kërkohet strategjia dalëse nga kriza institucionale e shkaktuar nga tërheqja e LDK-së prej koalicionit qeverisës.

Ndërsa po kërkohet një zgjidhje e shpejtë për të dalë nga kriza institucionale, e shkaktuar pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, njëherësh edhe ushtrues detyre i presidentit të Kosovës, ka propozuar që kjo krizë të paktën të mos jetë afatgjate.

“Është krijuar një krizë institucionale, zgjidhja e së cilës varet nga partitë politike që janë në parlament, por jam i bindur që ka mudnësi të shkurtohet kriza institucionale në afat kohor”, tha Krasniqi, pas një takimi me një delegacion të Bundestagut gjerman.

Duke aluduar në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai ka thënë se vendosin partitë politike që janë në Kuvend.

“Varet se cilën rrugë ato do ta zgjedhin - a do të zgjedhin rrugën që e zgjatë krizën apo që e shkurton krizën? Varet nga partitë politike...që janë në Kuvend”, tha Krasniqi.

Ndërkohë, strategjia e daljes nga kriza institucionale është ajo që po diskutohet jo vetëm nga subjektet politike në Kosovë, por edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. (a.i.)
XS
SM
MD
LG