Ndërlidhjet

Britani: Princi saudit dënohet për vrasjen e shërbyesit të tij


Princi saudit, Abdulaziz bin Nasser al Saud, është dënaur sot për vrasjen e njërit prej shërbyesve të tij, në një hotel në Britani.

Një gjykatë në Londër e shpalli fajtor princin për vrasjen e personit Bandar Abdullah Abdulaziz, 32 vjeçar, në hotelin Landmark në Londër, më 15 shkurt.

Princi 34 vjeçar, gjyshi i të cilit është vëlla i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, ballafaqohet me burgim të përjetshëm. Vendimi shpallet nesër.

Prokurori Jonathan Laidlaw, tha se princi e kishte keqtrajtuar shërbyesin e tij në të kaluarën, duke treguar video pamje nga asensori i hotelit, në të cilat shihej se si princi e kishte rrahur shërbyesin e tij.
XS
SM
MD
LG