Ndërlidhjet

Rompej: Maqedonia ta zgjidhë kontestin për emër me Greqinë


Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompej, i ka bërë thirrje Maqedonisë që ta zgjidhë kontestin e gjatë me Greqinë, që është pengesa kryesore për integrimin e këtij vendi në BE dhe NATO.

“Besoj se ekziston mundësia madhore për gjetjen e zgjidhjes së shpejtë, dhe kjo mundësi unike, që përfundimisht të arrihet para dyerve evropiane, nuk do të duhej të humbej”, u tha zoti Rmpej gazetarëve sot në Shkup.

Deri tash negociatat e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara, për kontestin për emër ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, nuk kanë dhënë sukses.

Herman Van Rompej tha se BE-ja, megjithqë nuk është e përfshirë në negociata, ka mbetur “mbështetëse në përpjekjet që mund të çojnë në marrëveshjen e pranueshme nga të dy palët për çështjen e emrit, sa më parë që të jetë e mundur”.

Pas takimit me zyrtarin e lartët ë BE-së, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se qeveria e tij është e “fokusuar në dy drejtime: vazhdimin e reformave dhe gjetjen e zgjidhjes për çështjen e emrit me Greqinë fqinje”.

Ai mëtutje theksoi se Maqedonia pret që Brukseli do të paraqes “mbështetje të qartë dhe konkrete, sa më parë që është e mundur”, për fillimin e bisedimeve me BE-në.
XS
SM
MD
LG