Ndërlidhjet

Arrestohet ushtari amerikan për vrasjen e një talibani



Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një ushtar amerikan është arrestuar pas vdekjes së një të burgosuri taliban nga plagët me armë zjarri.

Kryengritësi po mbahej përkohësisht në një qendër të qeverisë afgane, nën mbikqyrjen amerikane në provincën e Kandaharit.

Presidenti afgan Hamid Karzai urdhëroi hetime për vdekjen, duke thënë se njeriu ishte “vrarë nga trupat e koalicionit”.

Ushtria amerikane ka hapur hetime kriminale për rastin.
XS
SM
MD
LG