Ndërlidhjet

Obama mbështet Venecuelën për energji bërthamore paqësore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se ai nuk ka vërejtje nëse Venecuela zhvillon energji bërthamore me ndihmën e Rusisë për qëllime paqësore.

Obama tha se megjithate, si nënshkruese e Traktatit të Mospërhapjes së armëve bërthamore, Venecuela gjithashtu duhet t’i përmbushë obligimet e veta që të mos e shndërrojë në armatim asnjë sistem bërthamor.

Javën e kaluar, presidenti i Venecuelës Hugo Çavez arriti marrëveshje në Moskë, sipas së cilës, Rusia do t’i ndihmojë Venecuelës për ta ndërtuar centralin e parë bërthamor.
XS
SM
MD
LG