Ndërlidhjet

CIA gjen gabime në vrasjen e 7 punonjësve të agjencisë



Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, tha se oficerët e saj kanë dështuar që plotësisht ta hetojnë informatorin, i cili vjet i kreu sulmet vetëvrasëse në bazën në Afganistan, duke vrarë shtatë punonjës së CIA-s.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta, tha se gjetjet e task forcës që hetoi sulmin konkludojnë se janë bërë gabime gjatë kontrollit të historisë së jordanezit, i cili gjithashtu e humbi jeëtn në sulmin në dhjetor, 2009, në Khost.

CIA gjithashtu ka zbuluar se nuk janë marrë masa të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga agjenti i dyfishtë i Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG