Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve në Afganistan tha se ka anuluar 1.3 milionë vota nga zgjedhjet parlamentare të shtatorit për shkak të manipulimeve dhe shkeljeve zgjedhore.
Shifra përbën 20 përqindshin e fletëvotimeve të përgjithshme që janë hedhur në kutitë e votimit.
Kreu i komisionit, Fazil Ahmad Manavi, tha se 1.3 milionë nga 5.6 milionë votat janë të pavlefshme.
Zgjedhjet parlamentare në Afganistan u mbajtën në 18 shtator.