Ndërlidhjet

Sarkozi urdhëron policinë t'i japë fund bllokadës së karburanteve



Presidenti francez, Nikola Sarkozi, ka urdhëruar policinë që t'i japë fund bllokadës së karburanteve në të gjitha depot e mbyllura nga protestuesit.

Një e treta e të gjitha pikave të furnizimit me karburant në vend janë të pafurnizuara për shkak të grevës në të cilën janë përfshirë dhe rafineritë.

Franca është mbërthyer nga protesta që kanë paralizuar gjithë vendin. Shkak i protestave është reforma pensionale, që parasheh dhe rritjen e moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç. Protestat kanë qenë përgjithësisht paqësore, por ka pasur dhe incidente të dhunshme, ku kanë qenë të përfshirë studentët në rrethinat e Parisit dhe në Lion.

Reforma pensionale është miratuar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit, derisa në fund të kësaj jave është paraparë dhe votimi në Senat.
XS
SM
MD
LG