Ndërlidhjet

Sllovenia kërkon integrim të shpejtë të Serbisë



Sllovenia shpreson që ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të shpejtojnë integrimin e Serbisë në BE, gjatë takimit që do të mbahet javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zhbogar, tha se Serbia e pranoi kërkesën e BE-së për të biseduar me Kosovën, çfarë krijon mundësinë që BE-ja të shpejtojë shqyrtimin e kandidaturës serbe.

Disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kundërshtojnë dhënjen e statusit të vendit kandidat Serbisë për shkak të mos arrestimit të Ratko Mlladiçit.
XS
SM
MD
LG