Ndërlidhjet

Tërmet në Kil, nuk raportohet për viktima


Tërmeti me forcë 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur mbrëmë vonë pjesën qendrore të Kilit, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Të dhëna për viktima dhe dëme ende nuk ka.

Epiqendra e tërmetit ishte 6.7 kilometra në thellësi, në Oqeanin e Qetë, 315 kilometra nga bregdeti kilian.

Kilin, në shkurt të këtij viti, e goditi një tërmet i fuqishëm prej 8.8 shkallësh të Rihterit, që kishte shkaktuar cunamin, nga i cili vdiqën 500 veta, ndërsa dëmi ishte vlerësuar në 30 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG