Ndërlidhjet

Ballkani shton numrin e "azilantëve të rrejshëm" në Belgjikë


Për shkak të shkuarjes masovike të azilantëve nga vendet e Ballkanit në Belgjikë, sekretari shtetëror belg, Malkior Vatle, sot viziton Beogradin dhe Shkupin, që me autoritetet e atjeshme të jetësojë marrëveshjen për ndaljen e valës së re të imigrantëve, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Belga.

Sekretari Vatle ka deklaruar se para disa muajsh ka filluar shtimi masovik i kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit.

Sekretari shtetëror i Belgjikës ka pohuar se nga korriku deri në shtator nga 736 persona që nga Kosova kanë kërkuar azil në Belgjikë, 387 këtë e kanë bërë nga Serbia.

Gjatë muajit tetor, ardhja e ‘azilantëve të rrejshëm’ ka vazhduar dhe rrjedhimisht të tillë tash janë rreth 2 mijë, ka thënë Vatle.
XS
SM
MD
LG