Ndërlidhjet

SHBA e Shqipëria, angazhim të shtuar për njohjen e Kosovës



Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Kantrimen, kanë rënë dakord që të dyja vendet të angazhohen edhe më shumë në procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Diplomati amerikan i ka cilësuar si shumë të mira raportet mes dy vendeve dhe ka vlerësuar lart rolin e Shqipërisë në rajon.

Kantrimen ka kërkuar nga klasa politike në Shqipëri që të gjejë rrugët për të zgjidhur ngërçin politik ku gjendet vendi. Ai ka theksuar se kriza duhet të zgjidhet nga vetë udhëheqësit shqiptarë.

Dje ai është takuar me kryeministrin Berisha, ku mes të tjerash kanë folur dhe për ligjin e shërbimit sekret. Diplomati amerikan ka kërkuar nga Berisha që të respektohen standardet e NATO-s në miratimin e ligjit.
XS
SM
MD
LG