Ndërlidhjet

Binjaket Komani u kthyen në Austri



Binjaket tetë vjeçare me origjinë nga Kosova, Daniela e Dorentina Komani dhe babai i tyre janë kthyer sot në Vienë pas debatit publik të shkaktuar nga dëbimi i tyre. Ato u morrën nga banesa e tyre së bahsku me të atin vetëm me rrobat e trupit dhe u kthyen në Kosovë. Nëna e vajzave mbeti në Austri pasi kishte nevojë për mjekim.

Familja në fjalë ka arritur në vitin 2004 në Austri në përpjekje për të fituar strehim. Ndonëse me status të parregulluar familja ishte një shembull i mirë integrimi, çfarë shkaktoi dhe reagimin e publikut.
XS
SM
MD
LG